Juve nuk heq dorë nga Strootman, përgatit 40 milionë euro

Futboll

Juve nuk heq dorë nga Strootman, përgatit 40 milionë euro

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 19:57
Kevin Strootman

Spekulimet për interesimin e Juventusit për mesfushorin e Romës, Kevin Strootman, nuk kanë të ndalur.

Sipas njoftimeve më të reja, Zonja e Vjetër është gati të shpenzojë 40 milionë euro për shërbimet e tij.

La Gazzetta dello Sport dhe Mediaset Premium raportojnë se Bianconerët do t’ia dorëzojnë ofertën e re Romës, pasi e duan në radhët e veta futbollistin holandez.

Strootman ka një klauzolë prej 45 milionë eurosh, ashtu që Juve i është afruar shumë kësaj shifre.

Edhe pse bardhezinjtë e transferuan Blaise Matuidin nga Paris Saint-Germaini, Massimiliano Allegri dëshiron edhe një tjetër përforcim në mesfushë. Strootman konsiderohet si alternativë më e lirë e Mateo Kovacicit të Real Madridit, ndërsa në marrëveshje mund të përfshihet edhe Juan Cuadrado, të cilin e kërkon drejtori i Romës, Monchi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat