Rrënohen tribunat e vjetra në Llap

Futboll

Rrënohen tribunat e vjetra në Llap

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 12:29
Tribunat e vjetra

Ka filluar rrënimi i tribunave të vjetra në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë. Pas shumë pritjeve, tanimë stadiumi "Zahir Pajaziti" do bëhet me tribuna të reja, pas investimit nga Ministria e Sportit, Federata e Futbollit të Kosovës dhe Komuna e Podujevës.

Punimet pritet të zgjasin përafërsisht një vit, nëse nuk ndodh zhagitja e punimeve, atëherë tifozët 'Legjendat' dhe shikuesit e Llapit, do kenë mundësinë ta ndjekin skuadrën e Llapit, nga tribunat e reja, me standard europian, bëhet e ditur nga KF Llapi.

Një vend komod dhe i përshtatshëm pas renovimit të tribunave, pritet ta kenë edhe gazetarët dhe kameramanët sportiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat