Hadërgjonaj përfundimisht në Premier League

Futboll

Hadërgjonaj përfundimisht në Premier League

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2017 Në ora: 16:12
Florent Hadërgjonaj

Mbrojtësi nga Kosova, Florent Hadërgjonaj, përfundimisht do ta vazhdojë karrierën në skuadrën e Huddersfield Town, e cila garon në Premier Lesague. Kjo skuadër në dy ndeshjet e para ka dy fitore dhe renditet në vend të dytë me 6 pikë, sa ka edhe lideri Manchester Utd,

“Dua të ju njoftoj se nga sot jam pjesë e skuadrës angleze Huddersfield Town, duke realizuar një ëndërr fëmijërore për të luajtur në Premier League. Falënderojë ish-skuadrën time Ingolstadt dhe të gjithë për mbështetjen e madhe. Shpresoj të mos ju zhgënjej asnjëherë”, ka thënë Hadërgjonaj, ndryshe është reprezentues i Zvicrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat