Investohen 640 mijë euro për tribunat në stadiumin “Zahir Pajaziti”

Futboll

Investohen 640 mijë euro për tribunat në stadiumin “Zahir Pajaziti”

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 16:17
Pamje nga vënie e gurthemelit për tribuna

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu, dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, vendosën gurthemelin për ndërtimin e tribunave në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me kapacitetet prej 3200 ulëse, sipas kategorisë së dytë të UEFA- së, ku do të investohen  640 mijë euro.

 Ky është inevtim i përbashkët i MKRS-së, Komunës së Podujevës dhe FFK-së. ?MKRS- ja ka hartuar projektin dhe investon vlerën më të madhe të projektit. 

Ministrja Dumoshi u shpreh se ndihet e lumtur që së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe kryetarin  e FFK-së Fadil Vokrri, po inaguron inevstimet në këtë stadium.

Ajo po ashtu u shpreh se  ky projekt është një vazhdimësi e programit dhe politikave të Qeverisë, si dhe angazhimeve të saj për ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.

Ajo më tej theksoi se MKRS-ja ka investuar edhe më herët në këtë stadium.

Po ashtu, ministrja Dumoshi shprehu mirënjohje për kontributin e sportistëve dhe veçanërisht të Kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, për zhvillimin dhe avancimin e sportit të Kosovës, sidomos në anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat