Totti me çmim special nga UEFA

Futboll

Totti me çmim special nga UEFA

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 20:56
Francesco Totti

Ikona e Romës, Francesco Totti ka marrë një çmim special nga UEFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian e ka nderuar ish-reprezentuesin italian me çmimin ‘UEFA President’s Award 2017’, për karrierën e tij brilante.

“Francesco nuk ishte vetëm një futbollist i madh. Ai i është kushtuar klubit të tij për gjithë jetën dhe meriton një respekt të thellë prej meje dhe UEFA-s”, deklaroi numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Ndërkohë ish-kapiteni i Romës, ka folur për karrierën e tij 25 vjeçare.

Totti ka falënderuar presidentin Ceferin, ndërsa ka thënë se ta veshë vetëm fanellën e Romës ka qenë ëndrra e tij e vetme.

“E falënderojë presidentin Veferin dhe jam i nderuar me këtë çmim. Është çmimi i parë që më jep UEFA”, tha Totti.

“Jam krenar për atë që kam bërë 25 vite në futboll. Ta barti vetëm një fanellë të vetme ka qenë ëndrra ime dhe un kam qenë në gjendje ta realizoj atë”, u shpreh italiani.

Kujtojmë që Totti i dha fund karrierës së gjatë dhe të suksesshme në fund të edicionit të kaluar në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat