Buffon paralajmëron: Nëse fitojmë Ligën e Kampionëve do luaj edhe një vit tjetër

Futboll

Buffon paralajmëron: Nëse fitojmë Ligën e Kampionëve do luaj edhe një vit tjetër

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 21:24
Gianluiggi Buffon

Portieri legjendar italian, Gianluiggi Buffon ka marrë çmimin si portieri më i mirë nga UEFA për edicionin e kaluar në Ligën e Kampionëve.

39-vjeçari ka deklaruar se nëse Juventus triumfon në Ligën e Kampionëve atëherë ai do ta shtyjë pensionimin edhe për një vit tjetër.

Synimi i italianit është që të luajë edhe në Kupën e Botës me Kombëtaren e Italisë.

“Nëse fitojmë Ligën e Kampionëve, unë do të vazhdoj të luaj edhe një sezon tjetër”, deklaroi Buffon.

“Në rast se një gjë e tillë do të ndodhë un do të përpiqem ta fitoj Kupën e Botës”, u shpreh reprezentuesi italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat