Kualifikimi, Daja: Koha që futbollistët të pushojnë, deri të dielën

Futboll

Kualifikimi, Daja: Koha që futbollistët të pushojnë, deri të dielën

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 22:29
Ilir Daja

Rrugëtimi për sigurimin e pjesëmarrjes në grupet e Europa League nuk ka qenë aspak e lehtë për lojtarët dhe stafin e Skënderbeut, e për këtë shkak shumë prej tyre kanë sakrifikuar edhe pushimet për këtë vit.

Një prej tyre është edhe vetë trajneri Ilir Daja, i cili në përfundim të ndeshjes deklaroi se sot është një ditë feste, e si shpërblim për kualifikimin ai i ka lënë të pushojnë, por deri të dielën.

“Çunat pushim deri të dielën, por të hënën fillon stërvitja. Këtë arritje ta vijojmë me performancë të mirë edhe në kampionatin shqiptar, i cili nis pas dy javësh”, deklaroi Daja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat