Zbulohet klubi i Draxler për sezonin 2017/18

Futboll

Zbulohet klubi i Draxler për sezonin 2017/18

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 08:47
Julian Draxler

Julian Draxler nuk do të largohet nga Paris Saint-Germain.

Përkundër interesimit nga Arsenal, Liverpool dhe Manchester United, menaxheri i tij, Roger Wittman ka insistuar se ylli gjerman nuk planifikon të largohet nga klubi francez.

“Julian ndihet mirë në PSG, transferimi i tij nuk është aktualitet”, deklaroi ai për “Sky”. Draxler së fundmi ishte përmendur edhe si objektiv i kampionit të Bundesligës, Bayern Munich.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat