Ibrahimoviç humb 10 milionë euro për Manchester Unitedin

Futboll

Ibrahimoviç humb 10 milionë euro për Manchester Unitedin

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 09:02
Zlatan Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç ka pranuar uljen e pagës për 50 për qind në krahasim me sezonin e kaluar.

Ylli suedez, Zlatan Ibrahimoviç vendosi që të rikthehet në Manchester United, me të cilin ekipi ishte ndarë në fund të sezonit të kaluar.

Ish ylli i Interit, Milanit, Juventusit e Barcelonës ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me ‘Djajtë e Kuq’.

Por, ai me kontratën e re ka pranuar uljen e pagës për 50 për qind në krahasim me sezonin e kaluar, shkruan The Sun.

Sipas The Sun, Ibrahimoviç tani do të paguhet rreth 180 mijë funte në javë (195 mijë euro në javë) ose rreth 10 milionë euro në sezon.

Kurse, sezonin e kaluar Ibra ishte paguar 367 mijë funte në javë (399 mijë euro) ose rreth 20 milionë euro në sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat