Monaco futet në garë për Diego Costan

Futboll

Monaco futet në garë për Diego Costan

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 10:42
Diego Costa

Diego Costa po kalon momentet e fundit në Londër si futbollist i Chelseat.

Ylli spanjoll nuk është në planet e trajnerit Antonio Conte dhe nuk po stërvitet me klubin e tij.

Kjo ka bërë që për reprezentuesin spanjoll të shfaqin interesim skuadra të mëdha evropiane.

Dëshira e Costës është rikthimi në Spanjë tek ish-skuadra e tij Atletico Madrid.

Por kjo gjë nuk është e mundur pasi ‘Los Colchoneros’, janë të dënuar nga FIFA.

Së fundmi në garë për sulmuesin është futur edhe gjiganti francez Monaco.

Kampionët në fuqi të Francës janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për transferimin e Costas në Logue 1.

Për 28-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe Milan, Marseille, Everton dhe Besiktas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat