Futbollistët shqiptar, Eros Grezda dhe Muzafer Ejupi, me skuadrën kroate Osijeku, u eliminuan nga garat e Europa League. Osijekut nuk i mjaftoi fitorja në Vjenë me rezultat 1:0 ndaj Austrisë, për faktin se ia pa sherrin humbjes në ndeshjen e parë me rezultat 2:1.
Humbja në Osijek ishte shkaktarë i eliminimit, pasi që golat si mysafirë kanë vlerën e dyfishtë. Ejupi e Grezda luajtën standardë, kurse Grezda u zëvendësua në minutën e 69-të. Ejupi u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa Boban shënoi në minutën e 62-të. Mbi të gjitha ka qenë një sukses i madh për Osijekun që ishte në play-off të kësaj gare të respektuar.