Skënderbeu në grup me klubin e njohur serb nga Beogradi

Futboll

Skënderbeu në grup me klubin e njohur serb nga Beogradi

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2017 Në ora: 13:38
Pamje nga ndeshja

Skuadra shqiptare Skënderbeu nga Korça ka mësuar rivalët në fazën e grupeve në Europa League. Krenaria e shqiptarëve është në një grup shumë të fortë, por jo edhe të pakalueshëm. Skënderbeu është në grupin B me klubin e mirënjohur, Partizanin e Beogradit, pastaj Dynamon Kievit nga Ukraina dhe Young Boysin nga Zvicra.

Kryetrajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, pa dyshim se ka sfida të vështira, por do të synojë që të befasojë të gjithë dhe të kalojë grupin. Si skuadra jashtëzakonisht të forta pa dyshim është Dynamo dhe Young Boysin, kurse Partizani nuk e ka at nivelin e dikurshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat