Super Dybala, Juventusi përmbys Genoan

Futboll

Super Dybala, Juventusi përmbys Genoan

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 20:27
Dybala

Juventusin nuk e ndal dot as var. Për të dytën javë radhazi, bardhezinjtë ndëshkohen nga Var, që i erdhi në ndihmë me të drejtë  kryesorit për një penallti në favor të Genoas, por pavarësisht kësaj skuadra e Allegrit fitoi 4-2 në një transfertë historikisht të vështirë për të duke përmbysur për më tepër një disavantazh të dyfishtë, falë Cuadrados e Dybalas që mori topin me vete në shtëpi pas një 3 golëshi fantastik

Juventusin në fakt u var në fillimin e lojës  me bardhezinjtë që bënë gjithcka gabim që në minutën e 1-rë kur Pjanic dërgoi gabimisht topin në rrjetën e tij.

Në të 7-tën mbrojtja bardhezi sërish ishte fajtore, dhe atë që nuk pa gjyqtari ja kujtoi vari, që ndëshkoi për herë të dytë torinezët në këtë kampionat. 11-metërshin e Genoas nuk e fali Galabinov që i dhuroi një fillim ëndrrash vendasve.

Golat e pësuar zgjuan nga gjumi Juventusin, e mbi të gjitha Dybalan që mori vetë frenat në dorë duke shënuar që në pjesën e parë dy gola, të parin në të 14-tën dhe të dytin në kohën shtesë para pushimit.

Kaq mjaftoi që Genoa të “dridhej” e Juve të fitonte besim, me bardhezinjtë që në të 62-tën morën epërsinë pas një goli fantastik të Cuadrados.

Para vërshëllimës përfundimtare Dybala kompletoi dhe tregolëshin e tij duke shënuar dhe golin e 4-2 me Juventus që pas dy javëve të para ka sërish 6 pikë, pavarësisht 2 penalltive të dhëna kundër saj. Në sfidën tjetër, Benevento humbi 0-1 në shtëpi me Bolognën. Djimshiti nuk luajti në humbjen e të tijve, ndërsa golin e fitores e shënoi Donsah në të 55-tën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat