Zeneli me ekipin e tij pa humbje në Holandë

Futboll

Zeneli me ekipin e tij pa humbje në Holandë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 gusht 2017 Në ora: 13:10
Arbër Zeneli

Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, me ekipin e tij Hereenveen vazhdojnë pa humbje në elitën e futbollit holandez. Hereenveen si mysafirë shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Den Haag, në kuadër të javës së tretë. Për Hereenveen është fitorja e parë dhe ka vetëm dy barazime, të cilët renditen në vend të nëntë me 5 pikë. Zeneli luajti titullar deri në minutën e 89-të. Ndërkaq, reprezentuesi tjetër i Kosovës, Milot Rashica, pati mbrëmje të keqe, ku me Vitessen si vendas pësuan humbje me rezultat 2:1 nga AZ Alkmaar. Rashica u paraqit deri në minutën e 77-të, por mbeten pa pikë. VItesse pësoi humbjen e parë, e cila renditet në pozitën e pestë me 6 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat