Memushaj edhe zyrtarisht i Beneventos

Futboll

Memushaj edhe zyrtarisht i Beneventos

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 18:23
Ledian Memushaj

Futbollisti Ledian Memushaj zyrtarisht te skuadra e Serie A, Benevento. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare ka nënshkruar me skuadrën nga rajoni i Kampanjës duke i dhënë lamtumirën Pescarës.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi verdhekuq, ku thekson se ka arritur marrëveshjen për transferimin e përkohshëm por me detyrim blerje në fund të sezonit, çka do të thotë se 30-vjeçari i lindur në Vlorë do të jetë lojtar i Beneventos edhe gjatë sezonit të ardhshëm, pavarësisht ecurisë së tij gjatë këtij sezoni. Benevento ka mbyllur akordin për 200 mije euro për huazimin e lojtarit shqiptar, ndërsa do të derdhë 800 mije euro për ta blerë përfundimisht kartonin e tij nga Pescara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat