Granit Xhaka, lojtari i vitit në Zvicër

Futboll

Granit Xhaka, lojtari i vitit në Zvicër

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 20:57
Granit Xhaka

Përfaqësuesi i kombëtares së Zvicrës me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, është zgjedhur si lojtari i vitit në Zvicër.

“Granit Xhaka, lojtari i vitit në Zvicër”, shkruan në faqen zyrtare të përfaqësuese zvicerane.

Ky çmim për Xhakën vjen në kohën e duhur, pasi po vuante nga një paraqitje e dobët në ndeshjen kundër Liverpool-it dhe kërcënimet e tifozëve të Arsenalit.

Madje Xhaka kishte njoftuar se po ka frikë të dalë nëpër qytet pas humbjes.

Xhaka nuk është lojtari i parë me prejardhje shqiptare që e ka fituar këtë çmim.

Para tij si më i miri i Zvicrës ishte shpërblyer edhe Xherdan Shaqiri.

Image
Postimi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat