Hyka largohet nga SHBA, befason me klubin e ri

Futboll

Hyka largohet nga SHBA, befason me klubin e ri

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 11:36
Jahmir Hyka

Jahmir Hyka drejt transferimit në Zvicër.

Jahmir Hyka po kërkohet me ngulm nga Paolo Tramezzani, trajner i Sionit në Zvicër.

Ish ndihmës trajneri i kombëtares shqiptare duket se është i dashuruar me futbollistët shqiptarë dhe pasi afroi Lenjanin dhe Kukelin, po tenton të marrë nën urdhrat e tij edhe Hykën.

Mesfushori tiranas, është një njohës i mirë i kampionatit zvicerian, pasi është aktivizuar për 6 sezone (2011-2017), te ekipi i Luzernit.

Ardhja e Hykës te Sion, do të ishte një lajm i mirë jo vetëm për Tramezzanin, por edhe për trajnerin Panucci, pasi mesfushorit nuk do t’i duhej të udhëtonte për orë të tëra, për r’u paraqitur në grumbullimet e kombëtares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat