Bunjaku ka disa kujtime nga ndeshja e parë me Kroacinë

Futboll

Bunjaku ka disa kujtime nga ndeshja e parë me Kroacinë

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 11:08
Albert Bunjaku

Kombëtarja A e Kosovës ka vazhduar edhe me stërvitje në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ku shtabi tekinik u përqëndua në gjuajtjet e lira, ekzekutimet nga pika e bardhë dhe loja tekiniko-taktike . Nesër Kombëtarja do të udhëtojë për në Kroaci. Stërvitjet e ndoqën një numër i madh shikuesish si dhe anëtari i KE i FFK-së, Xhelal Broja bashkë me z. Fehmi Konxheli, përfaqësues i FFK-së për Gjermani, i cili ka dhënë shumë për futbollin e Kosovës i shoqëruar nga një tjetër kontribues në Gjermani, Besim Zeneli. Të pranishëm ishin edhe shumë trajnerë të Kosovës si Nazmi Rama, Veton Çitaku e Zekirija Ramdani. Pas stërvitjes morëm opinionet e përzgjedhësi Albert Bunjaku dhe të disa futbollistëve.

Albert Bunjaku përzgjedhës, tha: Dy ditë kemi stërvitur mjaft mirë dhe fusha ka qenë e mirë. Jemi ballafaquar me largësinë e terrenit por edhe kjo ishte e përballueshme. Punuam shumë në mbrojtje. Kroacia është një Kombëtare e fortë, por në futboll gjithmonë ekziston befasia. Nga ndeshja e parë kemi kujtime që disa duhet harruar, por kishim edhe aksione të mira dhe raste. Kemi parasysh taktikën por përbërja do të dihet vetëm para loje. E respektojmë rivalin, por ne do të bëjmë punën tonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat