Prekazi nuk ka tremb nga Norvegjia

Futboll

Prekazi nuk ka tremb nga Norvegjia

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 14:12
Pamje nga stërvitja

Kombëtarja e Kosovës U21 e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore për ndeshjen kundër Norvegjisë, që zhvillohet sot në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, në orën 19:00. Stërvitja e fundit më shumë ka shërbyer që futbollistët të ambientohen me fushën e stadiumit, por shtabi teknik në krye me Rafet Prekazin ka provuar edhe disa skema në sulm, si dhe janë ushtruar edhe gjuajtjet standarde. Gjendja e futbollistëve në përgjithësi është e mirë, derisa motivi i tyre për të dëshmuar lojë sa më cilësore para tifozëve vendas është i madh. Stërvitjen e sotme e kanë ndjekur nga afër edhe anëtari i KE të FFK-së, Xhelal Broja, drejtori teknik, Michael Nees, si dhe drejtori i kombëtareve dhe për marrëdhënie me jashtë, Artan Govori. Ndërkohë, stadiumin “Adem Jashari” e ka inspektuar për disa çaste edhe delegati i UEFA-s, Jean Francois Crucke.

Pas stërvitjes së Kombëtares së Kosovës, në fushën e stadiumit “Adem Jashari” kanë zbarkuar edhe futbollistët norvegjezë, të cilët kanë mbajtur për rreth një orë. Do theksuar se FFK ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për ndeshjen e sotme, derisa fusha është në gjendje të shkëlqyeshme. Rafet Prekazi, përzgjedhës, ka thënë: “Kemi punuar maksimalisht gjatë këtyre ndeshjeve dhe e kemi analizuar në detaje lojën e Norvegjisë. Djemtë kanë qenë të përkushtuar gjatë gjithë kohës dhe janë jashtëzakonisht të motivuar që të japin më të mirën e tyre. Ne jemi të vetëdijshëm për kualitetet e kundërshtarit, por nëse arrijmë t’i shmangim ato gabime që kemi shfaqur në ndeshjen e kaluar, atëherë mund të marrim edhe rezultat pozitiv, pasi lojtarët tanë luajnë me zemër. Shpresoj që djemtë tanë do ta kenë edhe përkrahjen e tifozëve, pasi ata do t’i jepnin shtysë për ta përballuar me sukses një kundërshtar të vështirë siç është Norvegjia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat