Gjermanët nuk falin Çekinë! Anglia gjunjëzoi Maltën

Futboll

Gjermanët nuk falin Çekinë! Anglia gjunjëzoi Maltën

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shtator 2017 Në ora: 22:40
Gjermania

Futbollisti Mats Hummels është kreator i fitores së Gjermanisë më rezultat 2:1 kundër Çekisë, në ndeshjen që u luajt në stadiumin "Eden Arena" në Pragë. Ballafaqimi ka qenë i vlefshëm i xhiros së shtatë të grupit C të kualifikimeve për Kampionatin Botëror - "Rusia 2018" në futboll.

Në minutat e hershme të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 4-të, Timo Werner kaloi në epërsi gjermanët, duke iu falënderuar edhe asistimit të Mesut Ozil. Në minutën e 78-të, Vladimir Darida nga rreth 22-23 metra dërgoi një goditje të fortë, ku topi ka prekur tërthorësen e brendshme dhe futet në rrjetën e Gjermanisë, 1:1.  Në minutën e 88-të, Hummels vulosi fitoren e Gjermanisë me rezultat 2:1. Kjo ndeshje u shikua nga 18093 shikues dhe vërtet u kënaqën me lojën dhe tri gola që panë. Tri pikë të mëdha për gjermanët, të cilët kryesojnë renditjen me 21 sosh,  ka pesë më shumë se Irlanda Veriore në vend të dytë, ndërsa Çekia renditet në pozitën e tretë (9).

Kombëtarja e Anglisë u kthye me tri pikë nga Malta. Anglezët triumfuan me rezultat 4:0 ndaj Maltës, në ndeshjen e xhiros së shtatë të grupit F.  Kane shënoi në minutën e 53-të e 90+2, Bertrand (68') e Welbeck (90+1'). Anglia deri  më tash ka 5 fitore e 2 barazime, asnjë humbje, kryeson me 17 pikë, kurse Malta renditet e fundit 0 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat