Barcelona – Liverpool, ja çka u bisedua për Coutinhon në minutat e fundit

Futboll

Barcelona – Liverpool, ja çka u bisedua për Coutinhon në minutat e fundit

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 08:49
Philippe Coutinho

Liverpool ka qenë i gatshëm ta shes Philippe Coutinhon në Barcelonë nga janari i viti 2018. Ky propozim nuk i ka pëlqyer gjigantit nga La Liga

Barcelona është munduar që me çdo kusht ta sjell Philippe Coutinhon në Camp Npo, por ka dështuar ta bëj një gjë të tillë.

Klubi katalunas deri të premten vonë ka qenë në kontakte me drejtuesit e Liverpoolit, shkruan Mundo Deportivo.

Sipas këtij mediumi, Liverpool ka qenë i gatshëm ta shes Philippe Coutinhon në Barcelonë nga janari i viti 2018 për 160 milionë euro.

Por, ky propozim nuk i ka pëlqyer gjigantit nga La Liga, të cilët janë tërhequr nga oferta rreth orës 22:00 të së premtes.

Oferta e fundit e Barcelonë për Coutinhon thuhet se ishte 160 milionë euro (110 + 50 ose 120 + 40). Por, Liverpool i ka rezistuar edhe kësaj oferte duke bërë që transferimi i Coutinhos në Camp Nou të dështoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat