Barca nuk i kishte marrë seriozisht paralajmërimet e largimit të Neymarit

Futboll

Barca nuk i kishte marrë seriozisht paralajmërimet e largimit të Neymarit

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 16:15
Neymar

Neymar është transferuar gjatë afatit kalimtar veror te skuadra franceze e PSG-së.

Megjithëse kishte spekulime rreth largimit prej Barcelonës, zyrtarët e klubit nuk i kishin marrë seriozisht shkrimet e medieve.

Kështu së paku thotë drejtori sportiv i katalonasve Soler, i cili pohon se kur puna ishte kryer, Neymar na komunikoi largimin prej ekipit.

“Ne e morëm vesh që Neymar donte të largohej vetëm kur na e komunikoi personalisht. Spekulimet nisën në korrik. Unë dhe presidenti nuk morëm asnjë mesazh paraprak. Ajo që është publikuar në shtyp nuk është e saktë”, shtoi Soler.

Ai gjithashtu pohoi se arsyeja e dështimit të blerjes së Philippe Coutinhos ishte shumë prej 200 milionë eurove që kishte kërkuar për lirimin e lojtarit skuadra e Liverpoolit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat