Kosova synon fitore edhe kundër Gjermanisë

Futboll

Kosova synon fitore edhe kundër Gjermanisë

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 21:31
Përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit Erdogan Celina dhe Naser Prapashtica, gjatë tre ditëve në Gjermani kanë punuar si në aspektin teknik e taktik, ashtu edhe në analizën e lojës së kundërshtarit.

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 sot e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Osnatel Arena” në Osnabruck, aty ku nesër në orën 19:00, do të luajë kundër Gjermanisë, në ndeshjen e katërt në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit Erdogan Celina dhe Naser Prapashtica, gjatë tre ditëve në Gjermani kanë punuar si në aspektin teknik e taktik, ashtu edhe në analizën e lojës së kundërshtarit.

Pa marrë parasysh se do të vihen përballë një skuadre që është superfuqi në futbollin botëror, futbollistët e Kosovës janë maksimalisht të motivuar dhe shpresojnë në një tjetër paraqitje dinjitoze, pas fitores historike kundër Norvegjisë në stadiumin “Adem Jashari”.

Trajneri Prekazi tha se Gjermania është favorite dhe kjo nuk diskutohet, po ashtu problemet që kanë pasur me lëndime dhe me zhvillimin e dy ndeshjeve brenda një kohe të shkurtë u shkaktojnë telashe.

“Nuk e di sa do t’ia arrijmë qëllimit që ta mbajmë atë ritëm që patëm në ndeshjen kundër Norvegjisë, por për një gjë jam i sigurt se këta djem do ta japin mbi 100 përqindshin e tyre në fushën e gjelbër”, tha Prekazi pas stërvitje së sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat