Emre Can pëlqen transferimin te Chelsea

Futboll

Emre Can pëlqen transferimin te Chelsea

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 23:33
Emre Can

Futbollisti gjerman pritet të largohet nga Liverpooli.

E ardhmja e Emre Can duket se do të jetë larg Liverpoolit. Pasi nuk arriti të largohet nga The Reds gjatë afatit kalimtar veror, Can do të kërkojë edhe një mundësi tjetër ta bëjë këtë gjatë dimrit.

Sipas medieve angleze, për Can kanë shprehur interesim Manchester United dhe Chelsea, por ai preferon kalimin te kampionët e Anglisë.

Për Can është edhe Juventusi, por skuadra italiane dëshiron të presë deri në fund të sezonit dhe të mundohet ta marrë lojtarin me parametra zero.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat