Barça dhe Reali në ‘luftë’ për shërbimet e De Ligt

Futboll

Barça dhe Reali në ‘luftë’ për shërbimet e De Ligt

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 22:50
Matthijs de Ligt

Dy skuadrat më të mëdha spanjolle, Real Madridi dhe Barcelona po shikojnë mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt.

Talenti i Ajaxit tashmë është një reprezentues i skuadrës së parë të Holandës dhe paraqitjet e tij gjatë vitit të fundit ka nxitur interesin e klubeve në të gjithë Evropën.

Sipas gazetës spanjolle El Mundo Deportivo, Mbretërit dhe Blaugranët kanë bënë shikimin e tyre në kampionatin holandez, Eredivisie.

Reali dhe Barcelona janë fokusuar në shërbimet e mbrojtësit De Ligt dhe progresin e tij këtë sezon.

Barça ka pyetur tashmë për 18-vjeçarin, pasi u njoftua nga skautët e klubit për talent, ku ia propozuan De Ligt dhe Davinson Sanchez, i cili tani është futbollist i Tottenhamit.

Nga ana e tyre, Ajaxi është i qetë për situatën, me De Ligt që zgjati kontratën e tij gjatë verës deri në vitin 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat