De Gea – Real Madrid, “bomba” nga Spanja

Futboll

De Gea – Real Madrid, “bomba” nga Spanja

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 06:22
David De Gea

David De Gea dëshiron që të transferohet te Real Madridi.

Kështu raportojnë mediat spanjolle, që shprehen të bindura se De Gea ka vendosur të largohet nga Manchester United.

Madje, ai ka “lobuar” për kalimin në “Santiago Bernabeu” gjatë grumbullimit të fundit te Spanja.

Sipas “Marcas”, ai i ka kërkuar ndihmë kapitenit të Realit, Sergio Ramos, që “Los Blancos” të realizojnë transferimin gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat