Gjika ironizon Flamurtarin dhe Milanin

Futboll

Gjika ironizon Flamurtarin dhe Milanin

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 12:05
Shpëtim Gjika e Armand Duka

Ish-presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, njëherësh ishkryetar i Bashkisë Vlorë për shumë vite, duke iu referuar rezultateve të skuadrës kuqezi bregdetare dhe gjithashtu Milanit në Serinë A që ka të njëjtat ngjyra, ka bërë një batutë pikante në faqen e tij dje në “Facebook”.

Ndër të tjera, Gjika ironizonte me fanellat e dy klubeve, që humbën javën e fundit. “Le të thonë ç’të duan për lojën dhe rezultatin. Rëndësi ka që Flamurtari dhe Milani fanellat i kanë të bukura. Prandaj ndoshta dhe lojtarët u kujdesën shumë t’i shëtisnin gjithë delikatesë në fushë”, shkruante dje Gjika në “Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat