Juventusi me shumë mungesa ndaj Barcelonës

Futboll

Juventusi me shumë mungesa ndaj Barcelonës

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 23:45
Massimiliano Allegri

Kampioni i Italisë me telashe të mëdha me lëndimet.

Në prag të ndeshjes së parë në Ligën e Kampionëve për këtë edicion, Juventusi po ballafaqohet me lëndime të shumta.

‘Zonja e Vjetër’ ka udhëtuar drejt Barcelonës ku do të ndeshet nesër në Camp Nou me katalansit e hendikepuar pa disa futbollistë të rëndësishëm.

Trajneri Massimiliano Allegri nuk ka ftuar për këtë sfidë, Claudio Marchision, Giorgio Chiellinin, Mario Mandzukiç, Benedikt Howedes, Sami Khediran dhe të suspenduarin Juan Cuadrado.

Lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e nesërme:

Buffon, De Sciglio, Benatia, Pjanic, Higuain, Dybala, Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Pinsoglio, Asamoah, Szczesny, Rugani, Sturaro, Bentancur, Bernardeschi, Merio, Caligara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat