Nisin ethet e Champions League, Barcelona sfidohet nga Juve

Futboll

Nisin ethet e Champions League, Barcelona sfidohet nga Juve

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shtator 2017 Në ora: 10:50
Pamje nga një ndeshje

Të martën në mbrëmje (sot) nisin ethet e fazës grupore në Champions League në futboll. Sfida më interesante do të zhvillohet në Camp Nou, ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit apo dy rivalët që u takuan në çerekfinalen e edicionit të kaluar. Juventusi kërkon sërish rezultat pozitiv sikurse në çerekfinale, kur e kishte eliminuar Barcelonën.

Duhet kujtuar se në Torino kishte fituar Juve me 3:0, kurse në Camp Nou takimi pati përfunduar baras (0:0). Tani gjërat janë më ndryshe, sepse Barcelona nuk e ka Neymarin që ka shkuar në PSG dhe Juventusit i mungon mbrojtësi Bonucci që u transferua në Milan.  Në grupin D do të jetë edhe një takim interesant, ku Olympiakos që drejtohet nga trajneri shqiptar, Besnik Hasi, sfidohet nga Sportingu i Lisbonës.

E martë

Grupi A

Manchester United-Basel     20:45                 

Benfica-CSKA M. 20:45

Grupi B

Bayern-Anderlecht       20:45

Celtic-PSG  20:45

Grupi C

Chelsea-Qarabag 20:45                 

Roma-Atl. Madrid        20:45

Grupi D

Barcelona-Juventus     20:45

Olympiakos-Sporting   20:45

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat