Si e komenton FFK humbjen e Kosovës nga Gjermania?

Futboll

Si e komenton FFK humbjen e Kosovës nga Gjermania?

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 10:48
Kosova U-19

Në përballjen e parë në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për Kampionatin evropian, Kombëtarja e Kosovës U-19 e femrave në përballje me Gjermaninë, ka pësuar humbje me rezultat 3:0, por gjithsesi vashat kanë treguar lojë të mirë dhe ishin rivale të denja për kampionin disa herë botëror. Gjermanet sulmuan dhe mbizotëruan gjatë gjithë ndeshjes në saje të përvojës së madhe ndërkombëtare dhe përgatitjes më të mirë fizike. Por futbollistet e Kosovës me mjaft sukses mbyllnin korridoret dhe me një mbrojtje të fuqishme e sidomos të portieres Florentina Kolgeci arritën t’u bëjnë ballë kampioneve gjermane. Futbollistet e Gjermanisë qysh në minutën e 19-të goditën tërthorësen dhe në vazhdim në minutën e 31-të shënuan përmes Oberdorf. Rezultatin në 2:0 e ngriti Ziegler me një gol mjaft të dyshimtë, pasi me parë dy futbolliste të Kosovës ishin të shtrira  në zonën e rrezikut si pasojë i ndërhyrjeve të gjermaneve, por gjyqtarja Ozçigdem heshti dhe pranoi golin, kur mbrojtja e Kosovës gati ishte e hutuar rreth futbollisteve të lënduara. Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë. Me të filluar pjesa  e dytë Ebert shënoi golin e tretë në minutën e 49-të për rezultatin 3:0. Deri në  fund gjermanet sulmuan por vashat tona arritën të mbrohen dhe ndeshja u përmbyllë me rezultat 3:0 në të mirë të Gjermanisë. Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e radhës e ka të premten në orën 12.30 kundër Islandës, e cila në ndeshjen e sotme mposhti Malin e Zi me rezultat 7:0.

Gjermania- Kosova 3:0  (2:0)

Stadiumi: Leichtathletikstadon Duisburg

Shikues: disa dhjetëra

Gjyqtare:M. Ozçigdem, G. Nur Sen, E. Der Vries e L. Otte.

Shënues: Oberdorf (31), Ziegler(41) e Ebert(49) për Fjer.

K.V. Berisha (Kos)

Gjermania: Leitzg, Sakarm Witje, Tellenbroker, Hechler,  Ebert, Wieder (Rackow), Oberdorf (Cennet Cal), Chmielinski, Kossler (Krumbiegel)e Ziegler.

Kosova: Kolgeci, Hyseni, Pjetri, Ternava, Ejupi (Ahmeti), Mushica (Ademi), Biçkaj (Reçica), Shala, Behluli, Berisha e Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat