Kombëtarja e femrave humb ndaj Zvicrës

Futboll

Kombëtarja e femrave humb ndaj Zvicrës

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 22:13
Kombetarja zvicerane

Kombëtarja e futbollit të femrave e nisi me humbje fushatën e saj të eliminatoreve të Botërorit 2019.

Në “Elbasan Arena”, skuadra e drejtuar nga Armir Grima u gjunjëzua nga Zvicra me rezultatin 1-4 në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të këtyre kualifikueseve.

Futbollistet helvete e përcaktuan fatin e takimit që në pjesën e parë qe e mbyllën 3-0. Rezistenca e vajzave kuqezi zgjati vetëm 23 minuta kur Brunner me një gjuajtje në hyrje të zonës la të pa lëvizur Marigona Zanin, duke i dhënë Zvicrës avantazhin.

Gjashtë minuta nga fundi i pjesës së parë Bahman ndëshkoi vajzat kuqezi për të dytën herë, ndërkohë që goli i tretë u shënua nga Çernogorçeviç me 11 metërsh.

Në pjesën e dytë Zvicra gjeti edhe golin e katërt me Dickenman në minutën e 67. Edhe pse e dominuar totalisht në lojë, Kombëtarja shqiptare e femrave e gjeti mundësinë për të shënuar një gol shumë të bukur atë të minutës së 81 me Begollin për të fiksuar shifrat në 1-4.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat