Konfirmohet: Messi ka nënshkruar me Barcelonën

Futboll

Konfirmohet: Messi ka nënshkruar me Barcelonën

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 14:18
Lionel Messi

Lionel Messi ka vazhduar kontratën me Barcelonën dhe kjo gjë pritet së shpejti të zyrtarizohet.

Ka qenë presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu që ka konfirmuar një gjë të tillë.

Sipas numrit një të klubit katalunas, kontrata e re e Messit është nënshkruar nga babai i argjentinasit.

Kapiteni i Kombëtares së Argjentinës me kontratën e re pritet të qëndroj në ‘Camp Nou’ deri në vitin 2022.

“Kontrata është nënshkruar nga babi i Messit, i cili është autorizuar nga djali i tij për ta bërë një gjë të tillë”.

“Foto zyrtare me firmën e Messit do ta bëjmë shumë shpejt, nuk ka vend për tu nxituar. Një gjë është e sigurt, Messi do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës për shumë vite”, deklaroi Bartomeu.

“Marrëveshja e re përfundon në vitin 2022, por besoj se nëse Leo dëshiron mund ta zgjasim akoma edhe më shumë”, u shpreh Bartomeu.

Kontrata aktuale e Messit me Barcelonën skadon në verën e vitit 2018. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat