Kosova eliminohet nga Kupa e Zvicrës

Futboll

Kosova eliminohet nga Kupa e Zvicrës

Nga: K.Goca Më: 17 shtator 2017 Në ora: 13:37
Lojtarët e Kosovës

Skuadra shqiptare, Kosova nga Zurich, është eliminuar nga Kupa e Zvicrës. Ata në ballafaqim me Rapperswil Jona u mposhtën me rezultat 3:1, në kuadër të 1/16-ës së finales së Kupës.  

Për skuadrën shqiptare realizoi Bushati në minutën e 53-të, ndërsa për mysafirët: Kubli (26’ e 40’) dhe Ruan Da Silva Chagas (90’). Futbollistët e Kosovës dhanë maksimumin, shfaqen lojë të mirë ndaj rivalit. 

FC Kosova me gjithë eliminimin me paraqitjen lanë përshtypje shumë të mirë dhe ka qenë sukses që ishin deri në 1/16-ën e finales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat