Roshi titullar, por...

Futboll

Roshi titullar, por...

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 15:34
Odise Roshi

Për herë të parë në këtë sezon, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi u aktivizua si titullar me klubin e tij Akhmat Grozni në kampionatin rus në sfidën ndaj SKA Kabarovski, e cila përfundoi me rezultatin 2:2.
Fieraku qëndroi në fushë përgjatë 64 minutave, teksa më pas i la vendin Ravanelit. Minuta pati edhe për mesfushorin e Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha, i cili e nisi ndeshjen nga stoli, duke u aktivizuar në minutën e 60 në vend të Sadaev.
Berisha
Akhmat ishte duke e fituar ndeshje deri në minutën e 88 kur Hristov barazoi shifrat duke i mohuar fitoren miqve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat