Kosova barazoi me Malin e Zi

Futboll

Kosova barazoi me Malin e Zi

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 18:24
Lojtaret e Kosovës i gëzohen golit

Një barazim për vendin e tretë që me pak fat ka mundur jetë edhe fitore. Futbollistet e Kombëtares së Kosovës U-19 femrat në ballafaqim me Malin e Zi, treguan angazhim, përkushtim dhe karakter, duke barazuar me rezultat 1:1, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit 1 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-19.  Në minutën e 33-të arritën të kalojnë në epërsi përmes Jehona Shalës, e cila shënoi nga afërsia, pasi më parë futbollistja shumë luftarake Leonorë Ejupi ua rrëmbeu një top mbrojtjes së Malit të Zi dhe gjuajti, kurse topin e dëbuar e shfrytëzoi Shala mirë. Por, gëzimi nuk zgjati shumë ngase futbollistja e Malit të Zi, Sharanoviç për mrekulli e shfrytëzoi një pakujdesi dhe mos përqendrim të portieres Kolgeci dhe barazoi rezultatin 1:1. Jehona Shala në minutën e 88-të lëshoi rastin të shënojë për herë të dytë dhe për t’ia siguruar fitoren Kosovës dhe ndeshja u mbyllë me rezultat të barabartë. Kosova gjendet në pozitën e tretë me një pikë dhe  goldallim 6:1, ndërsa Mali i Zi i fundit me një pikë e goldallim 16:1.   Në ndeshjen tjetër Gjermania ka mposhtur Islandën me 1:0 dhe kryeson tabelën me 9 pikë, ndërsa Islanda në vendin e dytë me 6 pikë. Kushtrim Munishi, përzgjedhës, përzgjedhës, tha: “Një barazim i merituar dhe me pak fat kemi mundur edhe të fitojmë, por kjo është bukuria e futbollit. I përgëzojë vajzat për angazhim dhe jam i kënaqur me paraqitjen e tyre. Mali i zi nuk ishte një skuadër për tu nënçmuar ani pse kishte dy humbje të thella nga Islanda dhe Gjermania, të cilat ne i përballuam më mirë. neve na mbetet të punojmë shumë. E kemi potencialin e mirë dhe na duhet kohë e durim”.

Kosova – Mali i Zi  1:1 (1:1)

Stadiumi: PPC Stadion Homberg

Shikues: disa dhjetëra

Gjyqtare: M. Oyçigdem. G. Nur sen, S. Kuttelvascher e M. KJoos.

Shënues: J. Shala (33) për Kos. e Sharanoviç (35) për M. e Zi.

Kartonat e verdhë: Ejupi (Kos). Çoguriç, Shranaoviç, Vujadinoviç, Stanoviç, Nikoliç (M. i Zi)

Kosova: Kolgeci, Bunjaku, Hyseni, Pjetri, Ternava, Ejupi (Zhabari), Biçkaj (Mushica), Shala (Arifi), Behluli, Berisha e Reçica.

Mali i Zi: Knezheviq (Çabarkapa), Popoviq, Lonçar, Çuguriç,  Sharanoviq, Vujadinoviç, Vranesh (Nikoliq), Stanoviq, Raiçeviq (Vuçiç), Toshiq e Brashnjo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat