Barcelona kërkoi dyshen e Atleticos

Futboll

Barcelona kërkoi dyshen e Atleticos

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 21:12
Saul Niguez

Barcelona dëshiroi që t’i transferojë Saul Niguez dhe Antoine Griezmann nga Atletico Madrid gjatë verës, por nuk ishte pajtuar me çmimet e tyre, sipas El Transistor on Onda Cero.

Klauzola e Niguez kishte qenë 80 milionë euro, diçka që Barça ishte përgatitur ta paguajë, por kishin stopuar kur u ishte kërkuar t’i shpenzojnë 150 milionë euro pasi që mesfushori kishte nënshkruar kontratë të re.

Situata e njëjtë kishte qenë edhe me Griezmann, pasi që Barça ishte përgatitur vetëm t’i ofrojë 140 milionë euro për sulmuesin francez, klauzola e të cilit u rrit për 200 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat