Sejdiu: Episodet e penalltive po shkatërrojnë ekipin

Futboll

Sejdiu: Episodet e penalltive po shkatërrojnë ekipin

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 18:18
Gani Sejdiu

Trajneri i Feronikelit nga Drenasi, Gani Sejdiu, ka thënë që kjo humbje është shumë e rëndë për ekipin e tij, me rezultat 1:0 nga Trepça ‘89. Sipas tij, 89-shi shkoi në Drenas për barazim dhe luajti me cinizëm.

“Patëm përballë një rival të fortë, por që tregoi klasin e kampionit. Ata erdhën edhe për barazim, që u pa nga formacioni dhe na dënoi me një gjysmërast. Kjo e bën dallimin mes ekipit kampion dhe ekipit tjetër, që luan, ka posedim dhe krijon raste, por nuk merr pikë”, tha për supersport. “Episodet e penalltive po shkatërrojnë ekipin psikologjikisht dhe tifozët. Kjo është e tepërt sepse po na ndodh që disa herë. Është një lojë nervash që po na dëmton shumë. Kjo humbje vjen në momentin më të keq për ne. Tani kemi edhe disa ndeshje shumë të vështira. Jemi larg asaj që synojmë. Shumë keq”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat