Vllaznia nuk i rezistoi Dritës

Futboll

Vllaznia nuk i rezistoi Dritës

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2017 Në ora: 17:57
Pamje nga një gëzim i Dritës

Drita nga Gjilani si ‘mysafirë’ në shtëpinë e saj, e mposhti me rezultat 4:0 Vllazninë nga Pozhorani, në ndeshjen e javës së gjashtë të elitës së futbollit të Kosovës.  Vllaznia si “vendas” nuk i rezistoi Dritës që luajti shumë mirë. Pjesa e dytë zgjodhi të gjitha dilemat sa i përket fituesit. Në minutën e 54-të, Përparim Livoreka depërton, harkon në zonë, por Kaçiku luan me dorë. Gjyqtari pa u hamendur fare akordoi penallti për Dritën. Lojtarët e Vlllaznisë protestuan, por vendimi ka qenë i pakthyeshëm.  Fidan Gërbeshi ka qenë i saktë nga penalltia dhe 0:1 në minutën e 56-të.  

Livoreka ishte në ditën e tij më të mirë, i cili  krosoi për bukuri, kurse Xhevdet Shabani me kokë realizoi për 0:2.  Kastriot Rexha realizoi në minutën e 83-të, si dhe Livoreka (84’) thellon fitoren në 4:0. Drita ngjitet në vend të tretë me 10 pikë, kurse Vllaznia mbetet në pozitën e 11-të me 3 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat