Selmani emocionon për Lushakun që vdiq papritmas

Futboll

Selmani emocionon për Lushakun që vdiq papritmas

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2017 Në ora: 11:56
Skënder Selmani

Skënder Selmani, ish-anëtarë i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës 1991-95, nënkryetar i referëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri, Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta, e ka përjetuar rëndë lajmin kur ka dëgjuar për vdekjen e Maliq Lushakut, veprimtar i shquar i futbollit dhe që sakrifikoi shumë në vitet e 90-ta për të mbijetuar sporti në vendin tonë.

“I ndjeri Maliq Lushaku nga dita e parë është kyqur në pavarësimin e sportit të Kosovës, ishte shume i dhënë pas të gjitha sporteve posaçërisht futbollit, ku ishte edhe pjesë e Klubit Flamurtarit nga Prishtina.

Në federatën e parë në Pavarësimin ishte pjesë e komisioneve, ku posaçërisht kontribuoj në Rregulloret që strikt kishte dëshirë t’ju përmbahen. Është humbje e madhe vdekja e tij posaçërisht për futbollin e Kosovës”, shkruan Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat