Interi ka refuzuar transferimin e Ozilit

Futboll

Interi ka refuzuar transferimin e Ozilit

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 19:26
Mesut Ozil

Arsenali ia ka ofruar Interit mesfushorin gjerman.

Mesut Ozil ka vetëm edhe pak muaj deri në përfundim të kontratës me Arsenalin dhe deri më tani palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e saj. Sipas Calciomercato, klubi londinez ia kishte ofruar Interit, ish-mesfushorin e Real Madridit, por drejtuesit e klubit zikaltër e kanë refuzuar atë.

Një prej arsyeve kryesore pse Interi nuk e ka dashur në ekip Ozilin, ka qenë paga e lartë e lojtarit prej 8 milionë eurosh në vit.

Megjithatë ka mundësi që palët të futen përsëri në bisedime gjatë verës ku Interi do të ketë rastin ta transferojë Ozilin si futbollist të lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat