Shqiptarët që po e ‘kallin’ me gola Maqedoninë

Futboll

Shqiptarët që po e ‘kallin’ me gola Maqedoninë

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2017 Në ora: 12:09
Lojtarët e Shkëndijes

Shkëndija nga Tetova është në krye të renditjes në Maqedoni, me 22 pikë apo me 7 fitore e një barazim e pa humbje pas tetë jave. Suksesi tjetër i Shkëndijës është se katër futbollist të saj janë në mesin e shënuesve më të mirë. 

Tandemi i Shkëndijes, Ferhan Hasani - Besart Ibraimi, me nga 5 gola kryesojnë listën e shënuesve në Maqedoni, pas tyre janë edhe dy lojtarë të kësaj skuadre: Armend Alimi e Izair Emini me nga katër shënime për tetë javë. Duhet theksuar se Shkëndija ka një efikasitet të lartë, deri me tash shënuan 25 gola e pësuan shtatë sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat