Hertha baras me Bayernin

Futboll

Hertha baras me Bayernin

Nga: K.Goca Më: 1 tetor 2017 Në ora: 17:28
Ilustrim

Bayerni nga Munihu ngec pesë pikë nga lideri, Dortmundi. Bavarezët nuk arritën më shumë se një pikë në Berlin në përballje me Hertha-n. Sfida mes këtyre rivalëve përfundoi baras (2:2), në kuadër të javës së shtatë të Bundesliga I.

Është interesant se Bayerni avancoi me rezultat 0:2, por nuk e ruajti deri në fund. Hummels në minutën e 10-të e Lewandowski në atë të 49-tën shënuan për Bayernin, por Hertha këndellet dhe dy herë e ndëshkoi kampionin. Duda në minutën e 51-të e Kalou në atë të 61-të, barazuan rezultatin 2:2. Bayerni është në vend të dytë me 14 pikë, kurse Hertha në pozitën e 10-të me 9 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat