Hasani: Jemi këndellur

Futboll

Hasani: Jemi këndellur

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2017 Në ora: 19:12
Florent Hasani në aksion

Sa vijnë e kalojnë javët gjithnjë e më joshëse bëhet lufta për titullin e kampionit, por edhe për ato që luftojnë për të mbetur në ligë. Është ende herët të dihet se cilat nga skuadrat do të jenë kandidatët më seriozë për titull, por në pamje të parë pothuajse tetë skuadra (Llapi, Gjilani, Trepça ’89, Drita, Prishtina, Liria, Feronikeli e Vëllaznimi) e kërkojnë kreun. Vendi i parë ka gjashtë pikë distancë nga pozita e tetë, kjo nënkupton se gjithçka mund të ndryshojë brenda pak javësh madje pa lënë anash edhe Drenicën që mban pozitën e nëntë me 10 pikë apo ka shtatë me pak se lideri Llapi nga Podujeva.

Kampioni në fuqi, Trepça ’89 nga Mitrovica, ka pasur batica e zbatica, por në javët e fundit është këndellur (4 fitore, 1 barazime 3 humbje) dhe gradualisht ngjitet në vend të tretë me 13 pikë, ka katër me pak se lideri. Mitrovicasit tani drejtohen nga trajneri Sabit Osmani që ka ardhur në vend të Zekirija Ramadanit që u largua para pak javësh. Megjithatë, Osmanit po i shkon mirë me ekipin dhe synon ta mbrojë titullin. Sulmuesi i krahut, Florent Hasani, është optimist se me Trepçën ’89 shumë shpejt do të jenë në kreun e renditjes. Ai tha se disa skuadra do të luftojnë për titull dhe sipas tij, ky kampionat është më atraktiv. Reprezentuesi i Kosovës U-21 shpreson se do të bëjnë gjëra të mira me kombëtaren gjatë kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-21.

“Bota sot”: Trepça '89 nuk ka pasur ecuri të mirë në javët e para, por tani është në binarë të rezultateve, nuk kishit fat në fillim?

Florent Hasani: Tani jemi këndellur me disa rezultate pozitive! E kemi nisur kampionatin në mënyrë jo të mirë, me një krizë të rezultateve, e cila u tejkalua shpejt.

“Bota sot”: Trepça '89 në pozitën e tretë me 13 pikë, 4 me pak se Llapi, e shihni si kandidat kryesor për titull?

Florent Hasani: Diferenca e pikëve është shumë e vogël, ku pas çdo xhiroje që kalon do të ketë ndryshime të tabelës. Kandidatët kryesorë për titull i shoh Llapin, Trepçën ‘89, Prishtinën, Feronikelin dhe Dritën.

“Bota sot”: Çfarë e veçon edicionin e ri?

Florent Hasani: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat