Bunjaku: Nuk na intereson as Ukraina as Kroacia e as Islanda, por...

Futboll

Bunjaku: Nuk na intereson as Ukraina as Kroacia e as Islanda, por...

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 10:35
Albert Bunjaku

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në orët e mbrëmjes në Rejkjavik pas një udhëtimi të gjatë me charter nga Tirana dhe është akomoduar në hotel Grand, në afërsi të stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja sonte në orën 20:45 sipas kohës sonë. Kombëtarja e ka mbajtur edhe një stërvitje të lehtë në stadiumin ‘Laugardalsvollur’. Për shkak të udhëtimit të gjatë dhe lodhjes së futbollistëve përzgjedhësi Albert Bunjaku ka vendosur që kjo stërvitje më shumë të shërbejë si regjenerim. Ndërkohë, në konferencën për media përzgjedhësi ka paralajmëruar Islandën se përkundër udhëtimit të gjatë do të hyjnë në ndeshje maksimalisht të motivuar për të shkaktuar befasi. “Presim lojë të fortë fizike.

Neve nuk na intereson as Ukraina as Kroacia e as Islanda. E dimë se kjo ndeshje përcakton fatet e grupit dhe se Islanda është nën presionin e pikëve, por ne do bëjmë më të mirën tonë në fushë që ta bëjmë krenar popullin tonë. Nesër ballafaqohen dy vende të vogla, por me zemër të madhe. Do të ishte absurde nëse them se kemi gjasa të mëdha për fitore, pasi ka vetëm një vit që jemi krijuar si kombëtare dhe ende çalojmë në disa aspekte. Islanda është favorite, por ne kemi ardhur për të shkaktuar befasi. Jemi shumë të lodhur nga udhëtimi 13 orësh nga Shkodra deri në Rejkjavik, por do të mundohemi të gjejmë forcën e duhur për ta përballur Islandën. ”, ka theksuar Bunjaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat