Barcelona tronditë Realin, ia merr talentin e madh

Futboll

Barcelona tronditë Realin, ia merr talentin e madh

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 18:31
Dani Ceballos

Barcelona kërkon të befasojë Real Madridin.

Sipas mediave spanjolle, katalunasit janë interesuar fuqishëm për talentin e Realit, Dani Ceballos.

Drejtuesit e Barcelonës e vlerësojnë shumë futbollistin, andaj e kanë përgatitur ofertën për të.

Në këtë situatë, Reali do të mundohet t’i ofrojë sa më shumë hapësira lojtarit, në mënyrë që ai të mos ikë drejt rivalit të përbetuar.

Në anën tjetër, për Ceballos interesohet edhe kampioni italian, Juventus. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat