Real Madridi me ofertë të parezistueshme për Tottenhamin, ofron dy tre yje për Harry Kanen

Futboll

Real Madridi me ofertë të parezistueshme për Tottenhamin, ofron dy tre yje për Harry Kanen

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 13:50
Harry Kane

Real Madridi e ka shumë seriozisht transferimin e sulmuesit anglez Harry Kane nga Tottenhami.

Për këtë Florentino Perez ofron tre lojtarë të formacionit bazë për sulmuesin.

Në listë janë ish dyshja e Tottenhamit Gareth Bale dhe Luka Modric, ndërsa aty përfshihet edhe Karim Benzema.

Sipas Diario Gol, oferta vetëm është dëgjuar nga krerët e klubit anglez.

Këpuca e Artë e Ligë Premier për sezonin e shkuar, e ka nisur mirë edhe këtë vit duke shënuar shtatë gola në sezonin 2017-18.

Reali është i bindur që oferta e tyre do të pranohet pasi ofron tre lojtarë të nivelit të lartë.

Harry Kane është në kulm të karrierës pasi që edhe te Anglia është kapiten.

Ai i ka ndihmuar ‘Tre Luanët’ që të kualifikohen me vendin e parë për në Kupën e Botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat