Jashanica: I kënaqur me golin, rëndësi kanë pikët

Futboll

Jashanica: I kënaqur me golin, rëndësi kanë pikët

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 10:50
Bajram Jashanica

Bajram Jashanica i bëri praktiktikisht të gjitha ndaj Laçit. Mbrojtësi zëvëndësoi në pjesën e dytë Osmanin, shënoi golin e fitores dhe më pas shkaktoi 11 metërshin e pritur nga Shehi.

Gjigandi i mbrojtjes pas ndeshjes foli për mikrofonin e Supersport, në emisionin “Gol pas Goli”, pas përfundimit të sfidës me Laçin.

PARTIZAN BEOGRAD – “Kemi edhe ndeshjen me Lushnjen përpara në kampionat dhe fillimisht duhet të mendojmë për takimin e radhës. E ndjejmë ende atë çfarë kanë bërë serbët në Kosovë. Është mëse normale që të jetë ndeshje e veçantë”, tha Bajram Jashanica fillimisht për “Gol pas Goli” në Supersport.

LAÇI – “Në pjesën e dytë duhej të ishim shumë më të vendosur. Për golin jam normalisht i kënaqur, por rëndësi kanë pikët. Sa i takon penalltisë që shkaktova, falë Shehit arritëm të merrnim tre pikët”, tha mbrojtësi.

E ARDHMJA – “Besoj që te Skënderbeu jam në momentin më të mirë. Shpresoj të mos pësoj dëmtime deri në fund të dhjetorit dhe që në atë periudhë të arrij një skuadër më të madhe në europë”, u shpreh Jashanica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat