Bunjaku shënoi në Bundesliga II

Futboll

Bunjaku shënoi në Bundesliga II

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 19:04
Albert Bunjaku

Futbollisti Albert Bunjaku ka shënuar një gol kundër ekipit Greuther Furth. Sulmuesi nga Kosova shënoi gol në minutën e 78-të për rezultatin Furth 1:1 Aue.

Ai nuk arriti ta ndihmojë skuadrën e tij pasi vetëm 10 minuta më vonë vendasit arritën që me anë të Steininger ta rikthej epërsinë për ta fituar ndeshjen në fund.

Kujtojmë se ish-sulmuesi i kombëtares së Kosovës u inkuadrua në lojë në minutën e 39-të, për shkak të lëndimit të Bertram.

Bunjaku nuk është ftuar në ndeshjet e fundit nga Kosova. Ai këtë vit është kthyer në Bundesliga 2 me gol, pasi vitin e shkuar nuk kishte shënuar asnjëherë në 9 paraqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat