Barcelona vjen me një transferim të mençur nga Premierliga

Futboll

Barcelona vjen me një transferim të mençur nga Premierliga

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 19:15
Van Dijk

Barcelona po e shikon Premierligën si destinacion të ardhshëm për të sjellë emër të ri për mbrojtjen.

‘The Mirror’ sot ka raportuar për interesimin e Barcelonës për mbrojtësin e Southampton, Van Dijk, i cili në verën që shkoi, ka qenë i lidhur shumë me një kalim te Liverpool.

Vendimi i mundshëm i Javier Mascheranos për të mos vazhduar dhe mungesa e besimit e trajnerit Valverde te Thomas Vermaelen, ka bërë që Van Dijk të shikohet si një alternative interesante për mbrojtjen.

Për 26 vjeçarin holandez Barcelona mund të ofrojë deri në 70 milionë euro.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat