Nëse nuk arrihet Coutinho, Barcelona ka alternativën tjetër nga Liga Premier – gati oferta e lartë për Eriksen

Futboll

Nëse nuk arrihet Coutinho, Barcelona ka alternativën tjetër nga Liga Premier – gati oferta e lartë për Eriksen

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 14:13
Coutinho mbetet objektivi kryesor i Barcelonës

Barcelona duket se do të bëjë shpenzime gjatë afatit kalimtar të janarit për ta përforcuar skuadrën.

Ëndrra e madhe e katalunasve mbetet mesfushori brazilian, Philippe Coutinho ku Liverpool refuzoi disa oferta për të gjatë verës.

Por nën kampionët e Spanjës nuk do të dorëzohen për reprezentuesin brazilian pasi do të tentojnë përsëri në janar.

Mediat spanjolle kanë raportuar se në rast se nuk arrihet për asnjë çmim të arsyeshëm Coutinho, atëherë Barcelona do të tentojë një tjetër mesfushor nga Liga Premier.

Fjala është për danezin e Tottenham Hotspurs, Christian Eriksen i cili po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion në elitën e futbollit anglez.

25-vjeçari mund t’i bashkohet Barcelonës për një shumë rreth 60 milionë euro.

Eriksen ka një kontratë me klubin londinez deri në qershor të vitit 2020 dhe mund t’i pëlqejë ideja t’i bashkohet Barcelonës.

Reprezentuesi i Danimarkës iu bashkua Tottenham Hotspurs në verën e vitit 2013 për vetëm 13,500,000 euro.

Në tetë ndeshjet e para në kampionatin anglez, Eriksen ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar tre asistime. Mbetet të shihet nëse Spurs do të pranonin një ofertë nga Barcelona për ta lënë lirë yllin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat